Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi për krimet e luftës në Ukrainë

20 prill 2022 | 16:15

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është duke vizituar Ukrainën për të treguar mbështetjen për këtë shtet, që po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Ai ka thënë se duhet të ketë drejtësi për të gjitha mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.

“Sikurse në Buça dhe në shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do të harrojë krimet e luftës të kryera këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, ka shkruar Michel në llogarinë e vet në “Twitter”, pas vizitës në qytetin e shkatërruar të Borodijankës.

Pas tërheqjes së forcave ruse nga qytetet si Buça dhe Borodijanka, janë zbuluar të dhëna të vrasjeve brutale, torturave, varrezave masive dhe shënjestrimit të civilëve gjatë luftimeve.

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë nisur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.

Micheli po ndjek shembullin e disa liderëve evropianë, përfshirë edhe të kryeministrit britanik, Boris Johson, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që kanë vizituar Ukrainën për t’i dhënë mbështetje Ukrainës.

Michel po ashtu ka vizituar Kievin, që e ka cilësuar si “zemrën e Evropës së lirë dhe demokratike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një grup i afganëve të cilët po qëndronin në…