
“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”
Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse shumica e qytetarëve nuk po vazhdojnë seancat psikologjike, të cilat iu nevojiten për sëmundjen që duhet ta trajtojnë.
Dikur çmimet startonin nga 20 euro një seancë, ndërsa këtë vit nga 30-40 euro.
Për këtë rritje të çmimeve është ankuar edhe shoqata e psiklogëve, të cilët si fajtor kryesor e quajnë edhe mos hapjën e një ode të psikologëve, e cila do të caktonte çmimet dhe do të shikonte licensat e këtyre psikologëve.
Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka thënë për KosovaPress-in se në këtë klinikë janë të punësuar gjashtë psikologë, tre për të rritur dhe tre për fëmijë.
Ai rreth çmimeve ka theksuar se nëse janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk është kundër rritjës së këtyre çmimeve.
Kutllovci apelon që psikologët të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është një gabim.
Ndërsa, drejtori i shoqatës së psikologëve, Ilir Havolli kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet rritja e psikologëve në instirucione publike për shkak se në momentin që klienti me një shqetësim psikologjik, merr në telefon psikologun, pyetja e parë është se sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast harron shqetësimin dhe sëmundjën e vet.
E një qytetarë i cili nuk dëshirtonte të fliste para kamerës ka potencuar se i njëjti ka ankth, por arsyeja pse nuk shkon në seanca psikologjike është çmimi i lartë i tyre.
“Unë për vete kam ankth, por dy seanca 80 euro nuk po mundem të shkoj, nuk e di a është më e rëndësishme shëndeti ynë mendor apo përfitmi nga këto sëmundje”, ka potencuar qytetari. KosovaPressi gjithashtu ka kontaktuar njërën nga psikologet e njohura në Prishtinë, e cila ka treguar se çmimi i një seance psikologjike kushton 40 euro.