‘S’ka prova kundër Isni Kilajt’

27 shkurt 2026 | 14:46

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, ka thënë se prokuroria nuk ka asnjë provë që dëshmon se Kilaj ka marrë për bazë “udhëzimet”, siç pretendon organi ndjekës, të Thaçit gjatë takimit të 6 tetorit.

Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu, ka thënë ai, për disa orë më 6 tetor janë takuar me Thaçin, me të cilën kanë folur për jetën, UÇK-në, si miq të vjetër që janë.

“Nuk ka asnjë provë të ketë bërë diçka në bazë të vizitës që ka pasur në Hagë”, ka thënë Edwards, duke shtuar se dëshmitari 4 ka dëshmuar se Kilajn për herë të fundit e ka takuar më 2017-2018.

Ai ka mohuar se Kilaj ka ndikuar te dëshmitarët se si të dëshmojnë në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Bashkim Smakajt, Jonathan Rees, ka thënë se klienti…