 
                    Nuk ndalen grabitjet spektakolare në Francë! Hajdutët e veshur si policë sulmojnë punishten e arit në Lyon
Një tjetër grabitje e guximshme ka tronditur Francën, teksa një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në qytetin e Lyon-it, në Francën jugore. Ngjarja ndodhi rreth dy javë pas grabitjes së bujshme në muzeun e Luvrit në Paris, duke shtuar shqetësimet për valën e grabitjeve të sofistikuara në vend.
Autorët, të armatosur me armë automatike dhe të dyshuar se mbanin eksplozivë, hynë me forcë në punishten Pourquery — një laborator i specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 të ditës së enjte, me dëshmitarë që raportuan se grabitësit thyen xhamat dhe përdorën një shkallë për të depërtuar në objekt.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë persona të maskuar me uniforma policie duke hyrë me forcë në ndërtesë. Në një regjistrim telefonik, një dëshmitar dëgjohet duke i thënë policisë: “Ka një emergjencë të madhe… Dëgjuam një shpërthim dhe tani po hyjnë me armë. Kanë kallashnikovë.”
Autoritetet franceze njoftuan se pesë të dyshuar janë arrestuar dhe mallrat e grabitura janë rikuperuar. Pesë punonjës të laboratorit raportohet se kanë pësuar lëndime të lehta.
Grabitja ndodhi të njëjtën ditë kur policia arrestoi pesë persona të tjerë në lidhje me grabitjen e bizhuterive në muzeun e Luvrit, duke vënë në qendër të vëmendjes rritjen e krimeve të organizuara të këtij tipi në Francë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
🔴 Le laboratoire Pourquery de Lyon, qui traite des métaux précieux, a été la cible d'une attaque à l'arme longue, par plusieurs hommes, ce jeudi vers 13h40, avant que les braqueurs ne soient interpellés. Des témoins racontent une scène impressionnante.#Lyon #Faitsdivers pic.twitter.com/Q3p5NJ57nK
— Le Progrès (@Le_Progres) October 30, 2025
BREAKING: Dawn Heist in Lyon! 🚨
Heavily armed robbers, posing as cops, blasted their way into France's historic Pourquery Laboratory (est. 1912) in Lyon's 8th arrondissement today, Oct. 30, 2025. Expl0sives rocked the precious metals facility, followed by gunfire as they… pic.twitter.com/E0LKBspeOM
— Laszlo Varga (@LaszloRealtor) October 30, 2025
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        