Idrizi: Fryma e fitores po ndihet në çdo fshat të Vushtrrisë
30 tetor 2025
| 21:09
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka deklaruar se “fryma e fitores” po ndihet në çdo fshat të komunës, ndërsa ka zhvilluar takime me banorët e Pestovës, Maxhunajt, Lagjes Zekolli, Vilancit dhe Ropicës.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e fortë dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se fitorja po afrohet çdo ditë e më shumë.



