
“Nuk ndihem mirë nëse…”/ Einxhel dhe Dj Dagz flasin për herë të parë pas puthjes në buzë
03 janar 2022
| 12:59
BB VIP – Einxhel Shkia dhe Dj Dagz më në fund kanë dhënë puthjen e tyre të parë në buzë. Por duket se moderatorja e njohur është penduar paksa, pasi teksa bisedonte me Beniada Nishanin, është shprehur se ka qenë e pirë dhe e lodhur.
Lidhur me puthjen kanë diskutuar edhe vetë ata të dy. Ndërkohë që ishin ulur në oborr pranë njëri-tjetrit, teksa flisnin kanë lënë të nënkuptohet gjendjen dhe emocionet e tyre pasi shkëmbyen përkëdhelje dhe përqafime.
Biseda mes tyre:
Arbëri: A je okej?
Einxhel: Çka… jo dhe aq
Arbëri: Jo dhe aq jam edhe unë po… Nuk ndihem mirë nëse ti po ndihesh keq.