Serwer: Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet për marrëveshje, përfshirja e SHhA-së në dialog e nxit Rusinë

03 janar 2022 | 12:59

Daniel Serwer, profesor universitar në Universitetin Johns Hopkins, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka konsideruar se marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet shumë shpejt, mirëpo palët nuk kanë vullnetin e duhur.

Serwer në intervistë për “lajmi.net” ka folur për të arriturat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk ka preferuar t’i quajë të këtilla, duke thënë se Kosova ka fituar në raport me BE-në nga dialogu pasi  është  trajtuar e barabartë me Serbinë.

“Për më tepër, mendoj se dialogu ka pasur një ndikim pozitiv në pozitën ndërkombëtare të Kosovës duke e vendosur atë në një pozitë të barabartë dhe simetrike me Serbinë në kontekstin e BE-së, ndonëse ka pasur një ndikim negativ pasi lejoi Serbinë të inkurajojë vendet që të vonojnë njohjen teksa dialogu vazhdonte”, ka thënë ai.

Njohësi i rrethanave të Ballkanit Perëndimor ka folur edhe për një deklaratë të tijën, ku pati thënë se ish-emisari special i ShBA-së, Richard Grenell, nuk është mik i kosovarëve. Serwer ka thënë se ky deklarim qëndron dhe se Grenell nuk ia do të mirën dialogut.

“Grenell duhet të shmanget nga kushdo qoftë në Serbi apo Kosovë, që ia dëshiron të mbarën dialogut. Ai është mashtrues, jo diplomat. Marrëveshja e Uashingtonit nuk vlen më shumë se dy copa letre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Serwer ka folur edhe për çështjen e rolit aktiv të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave ndaj kosovarëve.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të…