‘Nga Kosova në Gjermani e Letoni’, EUCOM-i: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian

27 tetor 2026 | 13:43

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim përmes të cilit ka theksuar gatishmërinë ushtarake amerikane në Evropë, duke vënë në pah bashkëpunimin me aleatët dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbrojtjes.

Në njoftim, EUCOM ka bërë të ditur se ushtria amerikane po zhvillon stërvitje të përbashkëta me partnerët evropianë, përfshirë ushtrimet për kontrollin e trazirave me forcat hungareze dhe letoneze, manovrat me mjete të blinduara, si dhe testimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronëve.

Sipas komandës amerikane, këto aktivitete synojnë forcimin e kapaciteteve luftarake dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e sfidave të sigurisë në teatrin evropian.

Përmes këtyre stërvitjeve, ushtria amerikane synon të forcojë bashkëpunimin operacional me aleatët dhe të dëshmojë aftësinë për të vepruar në mjedise të ndryshme të sigurisë, nga Kosova deri në Gjermani e Letoni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur për vrasjen e…