Vrasja e Arlindës, qytetarët protestojnë para gjykatës në Pejë
27 tetor 2026
| 13:45
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën.
Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë nuk arritën ta mbronin Arlindën, pavarësisht se ajo i kishte paralajmëruar disa persona se jeta e saj ishte në rrezik.
Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar para Gjykatës në Pejë, një nga institucionet që lidhet me rastin e Arlindës.
Duke mbajtur në duar fotografinë e saj, protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin tragjik.





