Nuk u ftuan Krasniqi, Zyba dhe Hyseni, flet përzgjedhësi Foda

18 mars 2024 | 12:38

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda po mbanë konferencën e tij të parë për grumbullimin e muajit mars.

“Dardanët” do të luajnë me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë me Hungarinë me të dyja sfidat që luhen në udhëtim.

Foda u pyet për mos grumbullimin e tre futbollistëve si Ermal Krasniqi, Qëndrim Zyba dhe top shënuesi i Superligës, Muhamet Hyseni.

Trajneri gjerman deklaroi se të gjithë futbollistët kanë qenë në vëzhgim dhe dera është e hapur për të gjithë edhe në grumbullimet e ardhshme.

“Të gjithë futbollistët janë në vëzhgim tonin. Edhe ata që i përmendët janë pjesë e rëndësishme e Kosovës, por për këto dy ndeshje kemi vendosur për këta futbollistë që janë në listë. Dera është e hapur për të gjithë dhe edhe atyre do t’iu vije mundësia në grumbullimet e ardhshme”.

Foda ka thënë se kohëve të fundit ka udhëtuar shumë për të parë edhe nga afër ndeshjet e skuadrave ku luajnë futbollistët kosovarë.

“Ne kohëve të fundit kemi qenë shumë në udhëtime, i kemi ndjekur lojtarët edhe nga afër dhe për këto arsye kemi vendos për këta futbollistë. Gjithsesi, tani të gjithë lojtarët kanë mundësi tani të tregojnë vetën”, tha Foda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me…