Numër i madh i zyrtarëve infektohen me Covid-19, mbyllet Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë

08 nëntor 2020 | 20:47

Për shkak të infeksioneve me koronavirus, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës do të jetë e mbyllur me përjashtim të rasteve urgjente.

Lajmi është bërë i ditur nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi sot në Facebook.

Ai ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit kanë rezultuar pozitivë ose janë me simptoma koronavirus, andaj kjo drejtori do të qëndrojë e mbyllur përveç rasteve urgjente, për çka kërkon edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i kësaj jave në emisionin n’Kosovë Show ishte…