Numër i madh komunash në balotazh, rezultate të ngushta në Prishtinë e Mitrovicë

13 tetor 2025 | 00:20

Pas numërimit të shumicës së votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një pjesë e mirë e komunave do ta organizojnë rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – më 9 nëntor – për t’i përcaktuar kryetarët e rinj.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së. Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.

Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së. Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së. Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.

Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së. Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së.

Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së. Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së, përcjell REL.

Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së. Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së.

Garën pa balotazh do ta përmbyllin: Agim Aliu i PDK-së në Ferizaj, Imri Ahmeti i LDK-së në Lipjan, Kadri Rahimaj nga LVV-ja në Kamenicë, Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan, Ilir Ferati i LDK-së në Istog, Shpejtim Bulliqi i LVV-së në Podujevë, Sami Lushtaku i PDK-së në Skënderaj dhe Ekrem Kastrati në Malishevë.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka fituar zgjedhjet në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pa balotazh

  • Deçan – AAK
  • Drenas – Ramiz Lladrovci
  • Elez Han – PDK
  • Ferizaj – PDK
  • Graçanicë – LS
  • Istog – LDK
  • Kamenicë – VV
  • Leposaviq – LS
  • Lipjan – LDK
  • Malishevë – NISMA
  • Mamushë – KDTP
  • Mitrovicë V. – LS
  • Novobërdë – LS
  • Partesh – LS
  • Podujevë – VV
  • Ranillug – LS
  • Shtërpcë – LS
  • Shtime – VV
  • Skenderaj – PDK
  • Zubin Potok – LS
  • Zveçan – LS

Komunat në balotazh

  1. Dragash                       LDK– PDK
  2. Fushë Kosovë              VV – LDK
  3. Gjakovë                       AAK – VV
  4. Gjilan                          LDK– PDK
  5. Junik                            AAK– LDK
  6. Kaçanik                       LDK– VV
  7. Klinë                            PDK – AAK
  8. Kllokot                         LSL – SNS
  9. Mitrovicë (J)                PDK –  VV
  10.   Obiliq                        LDK – VV
  11.    Pejë                           LDK – VV
  12.   Prishtinë                    LDK  –  VV
  13.   Prizren                       PDK – VV
  14.   Rahovec                     AAK  – VV
  15.   Suharekë                 AAK        – VV
  16.   Vushtrri                   PDK        – VV
  17.    Viti                           LDK        – VV

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në raundin e…