
Numër i madh sëmundjesh lindin si pasojë e vetmisë, thotë OBSh
Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, mund të çojë në zhvillimin e një numri të madh sëmundjesh fizike, e që përfundon me 871 mijë raste vdekjesh çdo vit në mbarë botën, sipas të dhënave të komisionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Vetmia rrit rrezikun e goditjes në tru, infarktit, diabetit, depresionit, ankthit dhe në fund të fundit vetëvrasjes, njoftoi OBSh.
Bashkëkryetari i komisionit të OBSH-së, Vivek Murthy, vetminë e përkufizon si “një ndjenjë e dhimbshme, subjektive që shumë prej nesh e përjetojmë kur marrëdhëniet që na nevojiten nuk përputhen me marrëdhëniet që kemi. Ndërsa izolimi shoqëror, përkundrazi, është një gjendje objektive e numrit të kufizuar të kontakteve, marrëdhënieve apo ndërveprimeve”.
Në raport vlerësohet se në botën e sotme çdo i treti person i moshuar dhe çdo i katërti adoleshent janë të izoluar shoqërisht.
Shkaqet janë sëmundje të ndryshme, arsimimi formal i dobët, të ardhurat e ulëta, mungesa e mundësive për ndërveprim shoqëror e përdorimi i teknologjive digjitale.