Numër rekord i civilëve afganë të vrarë më 2018

24 shkurt 2019 | 14:01

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka raportuar një numër rekord të viktimave civile afgane të vrarë më 2018, si pasojë e rritjes së sulmeve vetëvrasëse me bombë nga grupet militante si dhe sulmeve ajrore nga koalicioni kundër Shtetit Islamik.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, ka bërë me dije se si pasojë e konfliktit kanë mbetur të vrarë 3 804 civilë dhe të plagosur 7 189 të tjerë.

Këto janë shifrat më të larta të vdekjeve të civilëve që prej monitorimit nga viti 2009.

Sipas raportit, 63 për qind e vdekjeve janë shkaktuar nga militantët – talebanët të cilët fajësohen për 37 për qind të vdekjeve, Shteti Islamik për 20 për qind dhe grupet e tjera antiqeveritare për 6 për qind.

Qeveria afgane ka theksuar se ShBA-ja dhe NATO janë përgjegjës për 24 për qind të numrit të vdekjeve të civilëve, si pasojë e sulmeve ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zymer U. Neziri Në Pejë, në Universitetin “Haxhi Zeka”, në…