Numër rekord infektimesh me Covid në SHBA, vdekshmëria vijon të jetë në rënie

07 korrik 13:10

Mbi 11 milionë e 600 mijë janë personat e prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, ndërsa viktimat më shumë se 538 mijë. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur me gati 3 milionë raste dhe 130 mijë humbje jetësh nga COVID-19.

Infektimet e reja kanë prekur vlera rekord e megjithatë niveli i vdekshmërisë vijon të jetë në rënie. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Rastet me koronavirus janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

Ndërsa ekspertët e shëndetit paralajmërojnë publikun të shmangin grumbullimit masive, presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

Numrat në rritje të rasteve të reja dhe spitalet e mbingarkuara në Teksas kanë nxitur disa kryebashkiakë dhe udhëheqës të tjerë vendorë që të konsiderojnë vendosjen e masave kufizuese që i urdhërojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 në 160 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pas takimit me kryetarin e…