Numërohen mbi 10 mijë vota me kusht, ky është rezultati

01 mars 2021 | 15:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë numëruar mbi 10 mijë  vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 4 977 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 1 838 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 1 130 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1069.

Gjithsej, janë 31 500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë  për medie…