Numërohen mbi 15 mijë vota me kusht, LVV merr rrreth 8 mijë vota, PDK rreth 3 mijë vota

01 mars 2021 | 19:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka numëruar mbi 15 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, nga të cilat vazhdon të prijë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit nga numërimi deri në orën 17:00, i ka marrë 7 mijë e 689 vota.

Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 950 vota.

E treta vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 636 vota, pasuar nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës në vendin e katërt me 1 mijë e 393 vota.

Nga votat rregullta, LVV-ja ka marrë 47,85% të votave, PDK-ja 17,41%, LDK-ja 13,08% dhe AAK-ja 7,43%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Antoine Griezmann.…