Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali vazhdon të bjerë

03 maj 2020 | 18:47

Numri i të vdekurve me koronavirus në Itali po vazhdon të bjerë.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 174 raste të reja me fatalitet, karshi 474 sa ishin një ditë më parë, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtje Civile, shkruan agjencia Reuters.

Është ky numri më i vogël i të vdekurve nga COVID-19 në Itali që nga 10 marsi.

Ndërkohë numri i rasteve të reja është ulur dukshëm, me 1389 raste të reja, nga 1900 sa ishin regjistruar të shtunën, transmeton KOHA.

Në javët që kur epidemia ka shpërthyer në Itali më 21 shkurt, numri i të vdekurve ka pasur tendencë të bjerë të dielave, por është rritur menjëherë në ditën tjetër.

Por, të dhënat e fundit janë inkurajuese ndërsa vendi po pret të zbusë masat izoluese nga dita e hënë. Numri total i të vdekurve në Itali që nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur në 28.884, duke bërë që Italia të jetë shteti i dytë në botë me më së shumti viktima, pas SHBA-së.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 210.717, numri i tretë më i madh pas SHBA-së e Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kryengritje e të dënuarve në një burg brazilian ka…