Nunez: Nuk po luaj mirë, kam nevojë të përmirësohem

03 shkurt 2023 | 11:23

Darwin Nunez u transferua këtë verë te Liverpooli nga Benfica për shumën rekord të 85 milionë paundëve.

Megjithatë, ambientimi i 23-vjeçarit me futbollin anglez nuk ka shkuar sipas parashikimeve teksa uruguaiani është përballur shpeshherë me kritika, edhe pse ka qenë nën mbrojtjen e trajnerit Jurgen Klopp. Së fundmi, vetë Nunez provon të bëjë autokritikë duke e theksuar në një intervistë për “Sky Sports” se nuk po luan mirë dhe se i duhet ende të përmirësohet.

“Mendoj se nuk po luaj mirë në këtë moment, megjithatë çdo ditë në stërvitje unë mundohem të përmirësohem. Klopp e di mirë se pika ime e fortë është shpejtësia dhe lëvizjet në hapësirat boshe. Por, ai gjithnjë më thotë se në fushë duhet të jem i qetë dhe të lëvizë më shumë sepse jam një lojtar me kualitet. Këtë kërkon më së shumti, pa harruar sigurisht edhe golat. Kërkon qetësinë sepse nëse godas me inat atëherë shkon keq”, u shpreh Nunez.

Nunez në 25 ndeshje në total me Liverpool ka arritur të shënojë 10 gola dhe të asistojë 3 herë. Trajneri Klopp e ka thënë pas shumë kritikave për uruguaianin se ai thjesht nuk po ambientohet siç duhet në fushën e futbollit anglez, por kualiteti dhe pontenciali nuk i mungon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
George Orwell Kur shqyrton njoftimet publike të qeverisë, doku­mentet e…