Nura: Brenda pak ditësh do të hapim derën e shërbimeve në QMF-në e Likocit

25 janar 2022 | 17:01

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Likoci e cila është e mbyllur.

Ai ka premtuar se brenda pak ditësh do të hapet dera e shërbimeve në QMF-në e Likocit.

“Mungesa e shërbimeve mjekësore jo vetëm për banorët e Likocit e Drenicës, por edhe më gjerë, si dhe mbyllja e Qendrës e Mjekësisë Familjare në këtë bashkësi lokale, janë të papranueshme. Një vend që në rrethana lufte ka ofruar këto shërbime. Nuk do ta lëmë Likocin e historisë dhe fshatrat tjera të kësaj pjese, pa shërbime”, ka thënë kryetari Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zhvillimet e sotme në nivel global na kanë ekspozuar përballë…