Nura nënshkruan propozimin për hapjen e fabrikës 4 milionëshe

13 prill 2022 | 16:45

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar sot propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në këtë komunë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” kryetari Nura ka shkruar çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojnë çdo ditë.

“Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë. Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune. Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: ‘Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Sa më pak fjalë e më shumë punë!’”, ka shkruar Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (DASh) Ramush Haradinaj,…