Nuredin Ibishi, dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në rastin ndaj Salih Mustafës
12 prill 2022
| 11:18
Ka filluar seanca e së martës në gjykimin ndaj Salih Mustafës.
Nuredin Ibishi, është dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj Mustafës.
Seanca e fundit në këtë rast është mbajtur dje ku është dëgjuar dëshmitari Kapllan Parduzi.
Parduzi ka thënë se arrestimi i Mustafës është i padrejtë sepse nuk ka fakte dhe është i bazuar në sajesa dhe gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij edhe për intervistimin e tij nga ana e ZPS-së për çka u shpreh se këtë e ka kuptuar si një lloj trysnie.