Nuredin Lushtaku rikthehet në PDK

13 gusht 2025 | 15:53

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nuredin Lushtaku”, ka njoftuar në Facebook deputeti Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën.

“Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për kyetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!”.

“Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Davide Frattini - Corriere della Sera Ai e quan “diplomaci…