Nuredini emërohet zëdhënës i FC Ferizaj

18 gusht 2022 | 22:03

FC Ferizaj ka emëruar Valdrin Nuredinin zëdhënës të ri të skuadrës. Skuadra e Ferizaj këtë edicion bën gara në Superligë e Kosovës në futboll.

Valdrin Nuredini ka përfunduar studimet për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, kurse bart me vete një përvojë të gjatë si gazetar dhe që padyshim se përgatitjet e tija profesionale do shërbejnë në rritjen e cilësisë brenda stafit të skuadrës së Ferizajt.

“Në kuadër të punëve të mira dhe ngritjes së profesionalizmit, FC Ferizaj ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për ta zgjeruar stafin me zëdhënësin e ri të ekipit, Valdrin Nuredinin. Kryetari i klubit, Lulzim Abazi, është shprehur se në vazhdimësi është duke u angazhuar për ta rikthyer FC Ferizajn, në një model të organizimit dhe profesionalizmit. Valdrin Nuredini, ka përfunduar studimet për gazetari dhe marrëdhënie me publikun. Ai bart me vete një përvojë të gjatë si gazetar dhe që padyshim se përgatitjet e tija profesionale do shërbejnë në rritjen e cilësisë brenda stafit. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e FC Ferizaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar një marrëveshje paqeje me…