Nushi: Reformat në administratën e Prishtinës, shembull për komunat në rajon

31 janar 2019 | 13:11

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani. Në këtë takim është diskutuar në detaje reformat që janë zbatuar në Administratën e Prishtinës, projekte këto që kanë rezultuar si të suksesshme si dhe me shërbime shumë të shpejta për qytetarë.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës, Nushi ka thënë se reformat në administratën e Prishtinës janë shembull për komunat në rajon.

“Ndër temat e diskutimit ishin digjitalizimi i shumë shërbimeve, menaxhimi i radhëve, e-Kiosku dhe projekte të ngjashme që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Komuna e Prishtinës është e gatshme që përvojën e vetë në qeverisje të mirë ta shpërndajë sa më shumë në komunat shqiptare, në mënyrë që përmes projekteve që kanë rezultuar të suksesshme në Prishtinë të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në komunat e tyre”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e Eurovision në rrjetin social “Instagram” ka publikuar…