Nushi u premton kthimin e transportit publik banorëve të Gollakut

02 mars 2021 | 11:28

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, pas takimit me banorët e Gollakut, u ka premtuar atyre se shumë shpejt do të bëhet zgjidhja për transportin publik.

Asllan Bekteshi, mësues në Shkollën Fillore “Azem Salihu”, në Gllogivicë, pas takimit me Nushin, ka thënë se presin që të kenë transport deri në fshatin Gllogovicë.

Këta banorë qe më shumë se një vit nuk kanë transport publik, për çka edhe të martën qysh nga mëngjesi kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka njoftuar se këtë vit, vaksina kundër Covidit…