Sivjet s’ka Haxh për ata që nuk vaksinohen kundër Covidit

02 mars 2021 | 11:25

Arabia Saudite ka njoftuar se këtë vit, vaksina kundër Covidit është kushti kryesor për Haxh.

Gazeta “Ukaz”, ka njoftuar se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, u ka thënë zyrtarëve të ministrisë se ata që dëshirojnë ta kryejnë Haxhin është e detyrueshme të vaksinohen kundër Covid-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në rit fetar.

Ministri Rabiah ka kërkuar të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësorë që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Gjithashtu, në lajm është thënë se ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni Covid-19 për haxhinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra vajza të zhdukura javën e kaluar nga një shkollë…