Lirohen vajzat e rrëmbyera në Nigeri

02 mars 2021 | 11:22

Qindra vajza të zhdukura javën e kaluar nga një shkollë në Nigeri, u liruan nga rrëmbyesit e tyre.

Shteti afrikan njoftoi se 279 nxënëse të një fshati të largët u transportuan në masa sigurie në godinën e qeverisë përpara se të bashkoheshin me familjet.

Autoritetet thanë se lirimi i tyre u arrit nëpërmjet negocimit me rrëmbyesit, por jo kundrejt shpërblimit.

Grupi prej mbi 300 vajzash u rrëmbye të premten nga persona të armatosur.

Disa mundën të shpëtojnë para se të dërgoheshin në një pyll.

Më shumë se 300 djem u morën me forcë nga shkolla edhe dhjetorin e kaluar, ndërsa 27 studentë të tjerë u rrëmbyen dhe u liruan muajin e kaluar.

Rrëmbimet e personave të thjeshtë, biznesmenëve apo zyrtarëve prej vitesh janë kthyer në problem për Nigerinë, dhe janë një nga arsyet pse të rinjtë, kryesisht vajzat, e kanë lënë pas dore shkollimin.

Bandat kriminale në veriperëndim dhe në qendër të vendit mendohet se kanë si qëllim kryesor përfitimin financiar, por autoritetet kanë frikë se brenda tyre kanë nisur të depërtojnë elementë xhihadistë./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje rreth…