Dy shtetas të huaj sulmohen nga persona të panjohur në Suharekë

02 mars 2021 | 11:20

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje rreth orës 19:05 në Duhël të Suharekës është raportuar se dy shtetas të huaj janë sulmuar nga disa persona të panjohur.

Sipas policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK pasi ka pasur lëndime në kokë.

“Dy viktimat meshkuj shtetas të huaj kanë raportuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur. Dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arlind Manxhuka nga sekretariati për medie i Lëvizjes Vetëvendosje i…