LV-ja i reagon ish-këshilltarit të Thaçit për flamurin kombëtar

02 mars 2021 | 11:18

Arlind Manxhuka nga sekretariati për medie i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar ish-këshilltari të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka kritikuar këtë lëvizje për flamurin kombëtar.

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo çfarë ka rënë në sy në këtë takim, e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

Këtyre deklaratave të Behramaj i kanë reaguar në Lëvizjen Vetëvendosje. Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se janë duke dalë të shqetësuar ata që Kosovës ia  kanë vendosur fusnotën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria franceze thotë se të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese mund…