Kuçi, Smakaj, Fazliu dhe Kilaj kthehen sot në shtëpi
17 nëntor 2026
| 11:05
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku është shpallur aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.
Pas këtij aktgjykimi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi dhe Isni Kilaj do të kthehen në shtëpi, pasi janë përmbushur kriteret juridike.



