Nuzës i besohet drejtësia në ndeshjen kualifikuese ‘Euro 2024’

16 qershor 2023 | 14:13

Gjyqtari Genc Nuza ka marrë një superlajm nga UEFA, pasi ia ka besuar ndarjen e drejtësisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar i futbollit të Kosovës ndanë drejtësinë në këtë nivel. Nuza do të ndaj drejtësinë në sfidën Finlanda-San Marino, kurse do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

“Të nderuar miq, kam kënaqësinë të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit. Krahas Përfaqësues së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’. Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen Finland-San Marino dëshmon edhe njëherë vlerësimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s. Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite. Paraqitjet në stadiume siç është ‘Helsinki Olypmic Stadium’ me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses”, ka shkruar Nuza.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "EUROPEAN QUALIFIERS HelsinkiOlympicStadium-Heisinki Stadium GroupH Mon19Jun 18 18:00 Finland San Marino Updates Squad lists Group Match info 神界PはE法F Helsinki Olympic Stadium Helsinki Referees Referee GencNuza KOS Assistant referees Fatlum Berisha Bujar Selimaj KOS Video Assistant Referee Ivan Bebek CRO ÛssanVideo Video Assistant Dario Bel CRO official Visar Kastrati KOS"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka…