Krasniqi takohet me Hetemin, tregon vendimet që ka marrë kryetari i Leposaviqit

16 qershor 2023 | 14:12

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka qëndruar të premten në Komunën e Leposaviqit, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Krasniqi ka bërë me dije se në këtë takim është njoftuar për vendimet e fundit të Hetemit, për emërimin e disa drejtorëve.

“Në takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast kryetari më njoftoi për vendimet e fundit. Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri. Falënderoj kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS përmes investimeve të shumta anekënd Kosovës, po rikonstruon rrjetin…