Nxënësit e Dragashit trajnohen për promovimin e aktiviteteve në natyrë

25 tetor 2019 | 16:05

Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë organizojnë trajnimin dyditorë në kuadër të projektit “Gjithëpërfshirja sociale përmes aktiviteteve në natyrë” me nxënës të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Ky projekt implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina (KAP).

Projekti synon të promovojë aktivitete në natyrë që do të përmirësojnë të kuptuarit e diversitetit kulturor midis të rinjve në Kosovë dhe të angazhojnë studentë me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore për të marrë pjesë në aktivitete në natyrë së bashku. “Projekti ka për qëllim gjithashtu zhvillimin e një platforme afatgjatë për arsimin në natyrë në Kosovë, duke hartuar një manual për trajner të cilët punojnë me të rinj për aktivitetet në natyrë. Pjesëmarrësit do të kenë rastin që për dy ditë me radhë të trajnohen nga trajnerë të licencuar për fushat specifike të sporteve në natyrë (Bjeshkatari, Orientim, Alpinizëm, Skijim dhe Ndihmën e Parë). Trajnimin dyditorë do të mbahet në Qendrën Rinore të Gërmisë”, ka njoftuar Komuna e Dragashit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata KSAVA (organizatë veterinare që merret me kafshët e shoqërimit…