Nxënësit në shkollën “Pavarësia” detyrohen të paguajnë çdo muaj nga 2 euro për sigurimin

04 maj 2025 | 11:23

Për të pasur dy roje fizike, SHFMU“Pavarësia” në Prishtinë, më saktë në lagjen Mati1, ka “detyruar” nxënësit që çdo muaj të dërgojnë nga 2 euro.

Në fletëkërkesën që ka siguruar Klankosova.tv, e publikuar më datë 29 prill nga u.d drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Braha shkruhet se për sigurim të shkollës, nga data 2 maj do të nis zbatimi i masave të reja për sigurimin fizik të ambientit të shkollës.

Të përfshirë në këtë pagesë shkruhet se janë parafillorët deri te nxënësit e klasës së nëntë.

Tutje, specifikohen edhe mënyrat e pagesës, derisa për pagesë kanë edhe një afat kohor prej 5 deri më 12 maj 2025.

Ndërkaq, një burim për Klankosova.tv, prind i një nxënësi në këtë shkollë, tha se e ka ndërmend t’i largojë fëmijët nga kjo shkollë.

“Ky drejtori i kësaj shkolle i ka detyruar secilin nxënës në këtë shkollë çdo muaj t’i sjell nga dy euro, dikush i ka 3 fëmijë duhet t’i sjell 6 euro. A ka këso turpi dikun, veç te na ndodhin këto sene me pagu sigurim nxënësit për interesa të dikujt dhe tjetra është që problemet bëhen jashtë oborrit të shkollës dhe jo brenda”, tha prindi i njërit nga nxënësit e kësaj shkolle, emër i njohur për redaksinë.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe u.d drejtorin e shkollës Halil Brahaj, i cili tha se ky vendim ka ardhur unanimisht nga Këshilli i Prindërve dhe jo nga menaxhmenti i shkollës.

Derisa shtoi se ankesa mund të ketë nga një grup i vogël dhe se do të ketë kategorizime, disa fëmijë do të lirohen nga pagesa.

Shkrimi i plotë në dy linqet: https://klankosova.tv/nxenesit-ne-shkollen-pavaresia-detyrohen-te-paguajne-cdo-muaj-nga-2-euro-per-sigurimin/

https://klankosova.tv/ekskluzive-dokumenti-qe-tregon-se-nxenesit-ne-shfmu-pavaresia-detyrohen-te-paguajne-per-sigurimin/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raketë e gjuajtur nga Jemeni drejt Izraelit më 4…