Obama: Fitorja e Bidenit, historike

07 nëntor 2020 | 19:36

Ish-presidenti i ShBA-ve, Barack Obama i është gëzuar fitores së Joe Bidenit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fitorja e Bidenit është historike, raporton “Epoka e re”.

“Ne jemi me fat që Joe fitoi votat për president”, ka shkruar Obama, duke theksuar se Biden me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë do të ketë plotë sfida para vetes, duke përmendur njëren prej sfidave, pandeminë Covid-19.

“Unë e di se Joe do të bëjë punë të mirë”, ka thënë Obama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden,…