Obama i pikëlluar pas vdekjes së këngëtares Aretha Franklin

16 gusht 2018 | 19:54

Pas vdekjes së mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin, ka reaguar ish – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Obama e ka lartësuar jetën dhe veprën e këngëtares duke e quajtur atë inspirim për botën amerikane, njofton Klan Kosova.

”Ajo na ndihmoi të ndihemi më të lidhur me njëri-tjetrin, më shpresëdhënës dhe më njerëzor. Nganjëherë na ndihmoi të harrojmë gjithçka tjetër dhe vetëm të vallëzojmë”, ka shkruar Obama në Facebook.

”Aretha mund të ketë kaluar në një vend më të mirë, por dhurata e muzikës së saj mbetet të na frymëzojë të gjithëve. Michelle dhe unë dërgojmë lutjet tona dhe ngushëllimet më të ngrohta për familjen e saj dhe për të gjithë ata që kanë pëlqyer muzikën e saj”, ka shtuar ai.

Ylli i hiteve ”Respect” dhe ”Chain of Fools” ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e saj që ndodhet në Detroit, rast të cilin e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se Roma ka ofruar 40 milionë euro për yllin…