Roma ofron 40 milionë euro për Baileyn

16 gusht 2018 | 19:53

Raportohet se Roma ka ofruar 40 milionë euro për yllin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

Megjithatë, sipas mediave italiane klubi gjerman kërkon 50 milionë euro për anësorin e saj, transmeton Koha.net.

Afati kalimtar për Serinë A mbyllet të premten, dhe kanë mbetur edhe pak kohë për të finalizuar këtë marrëveshje.

21 vjeçari shënoi 12 gola dhe bëri 6 asistime në 34 paraqitje për klubin gjerman në sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut mbrëmë në Suharekë kanë shkaktuar dëme të…