Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë
Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.
Teksa diskutonte me moderatorin Stephen Colbert, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojnë alienë, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka asnjë provë konkrete apo kontakte të fshehta me ta.
“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Biseda mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.
“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.
Nga ana tjetër, Stephen Colbert iu përgjigj me ironi: “Do ta mbajmë parasysh”.
Në fund të intervistës, Barack Obama ritheksoi se, pavarësisht madhësisë së universit dhe teorive të shumta që qarkullojnë, qeveria amerikane nuk disponon prova për komunikim me alienë.
Former U.S. President Barack Obama said the government simply wouldn’t be able to hide the existence of aliens
According to him, U.S. authorities are not good at keeping secrets.
He joked that if there really were aliens or a UFO at a military base, someone would have taken a… pic.twitter.com/D0dbJotNHj
— NEXTA (@nexta_tv) May 7, 2026



