Obama reagon për marrëveshjen nukleare: Vendimi i Trump gabim serioz

08 maj 2018 | 22:49

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen nukleare me Iranin.

Pasi Donald Trump tha se SHBA-të s’do jenë më pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Barack Obama e quajti këtë vendim ”gabim serioz”.

Përveç kësaj ai tha se Donald Trump tërësisht ka devijuar.

Irani gjatë mandatit presidencial të Barack Obamas kishte nënshkruar marrëveshjen e njohur si Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës për Aksion (Joint Comprehensive Plan of Action – JCPOA) pas negociatave maratonike 18 ditëshe në Vjenë me gjashtë fuqitë botërore; SHBA’të, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian.

Me këtë marrëveshje Irani është pajtuar që të frenojë zhvillimin e programit nuklear në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pritur me keqardhje…