Obama: Trumpi ka dështuar ta marrë seriozisht pandeminë e presidencën

01 nëntor 2020 | 00:48

Duke e quajtur Joe Bidenin “vëlla” të tij, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama e ka akuzuar presidentin Donald Trump, se ka dështuar ta marrë seriozisht pandeminë e koronavirusit dhe po ashtu presidencën, shkruan agjencia AP.

Demokratët po mbështeten te presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-së, Obama, për të aktivizuar votuesit afro-amerikan në Michigan në ditët e fundit të fushatës zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 3 nëntor.

Obama, presidenti i 44-të i SHBA-së, dhe Biden, ish-zëvendëspresidenti i tij që po synon të bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së, kanë mbajtur tubime në Flint dhe Detriot.

Obama ka thënë se fillimisht ka shpresuar që Trump do ta merrte punën seriozisht, por ai nuk e ka marrë këtë.

Ish-presidenti duke iu adresuar votuesve që ishin në vetura në një parking të shkollës së lartë Flint, ka kritikuar Trumpin edhe për personat që po i mbledh gjatë tubimeve të tij, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur duke mos respektuar distancën.

“A nuk ka ardhur asnjë në ditëlindje kur ishte fëmijë? A është i traumatizuar? Shteti po kalon nëpër pandemi. Nuk është ajo për çfarë duhet të shqetësohesh”, ka thënë Obama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- futbollisti i klubeve skoceze Hearts dhe Rangers, Marius Zaliukas, ka…