Vdes ish-futbollisti i Rangersit, Zaliukas

31 tetor 2020 | 23:58

Ish- futbollisti i klubeve skoceze Hearts dhe Rangers, Marius Zaliukas, ka vdekur sot në moshën 36-vjeçare, e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Lituanisë.

Qendërmbrojtësi ka luajtur më tepër se 150 ndeshje për Heartsin mes vitit 2007 dhe 2013, ndërsa fitoi Kupën e Skocisë në vitin 2012.

Ai më pas luajti shkurtazi te Leeds Unitedi dhe Rangersi para se të kthehej te Lituania. Me Lituaninë luajti 25 ndeshje.

“I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së Mariusit”, thuhet në komunikatë të federatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave në tërmetit në Izmir të Turqisë ka…