OBM certifikon temperaturën prej 48.8C si më të lartën në kontinentin europian

17 korrik 2023 | 22:52

Pas gati se dy vjetësh, Organizata Botërore Meteorologjike, ka vërtetuar që temperatura e regjistruar prej 48.8C në provincën e Sirakuzës, në ishullin e Sicilisë më 11 gusht 2021, është temperatura më e lartë e matur në kontinentin europian, njofton Prishtina Weather.

Kjo edhe do të shërbejë si një vlerë maksimale me të cilën do të matet vala e tanishme e nxehtësisë.

Sipas parashikimeve më të fundit, gjasat janë që këto ditë të regjistrohen temperatura përreth këtyre vlerave nga ishulli i Sicilisë dhe Sardenjës, derisa gjatë javës së ardhshme një rifuqizim i valës së nxehtësisë mund të sjell temepratura prej 48C edhe në territorin kontinental të Italisë.

Deri më tani temperatura më e lartë e pranuar zyrtarisht nga kjo O
Organizatë ka qenë ajo prej 48C, e regjistruar më 10 korrik të vitit 1977 në afërsi të Athinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Demaliaj, ish deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…