O’Brieni: Grenelli duhet te merret parasysh, ShBA-ja të ndërhyjë që dialogu të kthehet në binarë

13 dhjetor 2022 | 11:29

Ish-këshilltari për siguri i ShBA-së, Robert O’Brien, ka thënë se ky shtet duhet të ndërhyjë që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kthehet në rrugën e duhur.

Ky pohim i tij vjen pasi që ish i dërguari amerikan për këtë proces, Richard Grenell, ka bërë thirrje që Evropa të ndërrojë kahje të strategjisë për bisedimet.

“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Riochard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien në “Twitter”.

Derisa Grenell, vetëm një ditë më parë është shprehur: “Ftoj evropianët që të ndryshojnë drejtim të strategjisë për Kosovën dhe Serbinë. Ata nuk janë duke ndihmuar për krizën në Ballkan –  ata po e përkeqësojnë atë duke bërë ndërhyrje të njëanshme dhe jo të rregullta”.

Grenelli në postimin e tij në “Twitter” ka ripërsëritur kërkesën e mëparshme që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të lirohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po i kthehet municionit të vjetër me dekada me…