OBSh: I nxituar lehtësimi i masave në disa vende

06 korrik 2021 | 17:14

OBSH-ja e konsideron të nxituar lehtësimin e masave anti-COVID në shumë vende të botës, ku infektimet kanë pësuar rënie. Drejtuesit e Organizatës thonë se në Vjeshtën e këtij viti rrezikon të përsëritet kriza e vitit të kaluar.

Organizata botërore e shëndetësisë u bën thirrje vendeve të botës të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave anti-COVID.

Kreu i emergjencave pranë kësaj organizate, Majk Rajan ka deklaruar se shumë vende kanë një nxitim të parakohshëm për lehtësimin e masave, ndaj dhe u kujton vitin e kaluar.

“Kujtoni verën e kaluar, kur gjithçka shkoi mirë dhe më pas, erdhi shtatori e tetori dhe përfunduam me vështirësi të mëdha”, ka deklaruar ai.

Rajan paralajmëron se një krizë si ajo e vjeshtës së kaluar mund të përsëritet sërish, sidomos kur në qarkullim është një variant edhe më i ashpër, si Delta.

OBSH kërkon përshpejtimin e ritmeve të vaksinimit, pasi sipas ekspertëve të kësaj organizatave, vetëm imunizimi masiv i popullatës globale mund ta ndërpresë zinxhirin e përhapjes së Covid-19.

Presidentja e Komsionit Evropian Ursula von der Lajen tha këtë të martë se BE i ka kapacitetet për të përshpejtuar procesin, duke shprehur bindjen se brenda këtij muaji do të përmbushet objektivi i vaksinimit të 70% të të rriturve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina do të luajë sot…