OBSH-ja dërgon ekipe shtesë në Indi

26 prill 2021 | 19:01

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke dërguar ekipe shtesë dhe furnizime në Indi për të ndihmuar këtë vend që të luftojë pandeminë.

Kështu ka bërë me dije të hënën shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“OBSH-ja po bën gjithçka që mundet, duke siguruar pajisje, spitale lëvizëse në terren dhe pajisje laboratorike”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media.

Sipas tij mbi 2.600 anëtarë shtesë të stafit të OBSH-së do të ndihmojnë këtë vend në përballje me pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, kryetar i…