OBSH-ja kundër vërtetimit të vaksinimit për të udhëtuar

20 prill 2021 | 23:01

Komiteti i Emergjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandoi që vërtetimi i vaksinës të mos kërkohet si kusht për udhëtimet ndërkombëtare.

Ekspertët e pavarur, në një deklaratë, e arsyetuan qëndrimin e tyre duke thënë se nuk është provuar ende që vaksinimi e redukton transmetimin e virusit.

“Që nga fillimi, Komiteti i Emergjencës dhe OBSH janë shprehur kundër përdorimit të kësaj certifikate për qasje në shërbimet e udhëtimeve ndërkombëtare për arsyen e thjeshtë që vaksinat, së pari, nuk janë të disponueshme kudo, dhe së dyti, ne akoma nuk e dimë nëse vaksinimi e mbron atë person nga infektimi dhe që ta përhapë virusin tek të tjerët”, deklaroi zëdhënësi i OBSH, Tarik Jasarevic.

Zëdhënësi shtoi se “kur vjen puna tek vërtetimi i vaksinimit, OBSH ka qenë shumë e qartë: çdonjëri duhet të ketë një vërtetim, siç ndodh edhe për çdo imunizim tjetër. Njerëzit duhet ta dinë dhe të kenë një vërtetim që janë vaksinuar kundër një infeksioni pasi është shumë e dobishme për sistemin shëndetësor”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka…