O’Connelli: Për vendin tim ëndërroj të bëjë 1 për qind të asaj që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

20 nëntor 2018 | 23:16

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i është gëzuar fitores së përfaqësueses së Kosovës në futboll me rezultat 4:0 ndaj Azerbajxhanit.

O’Connell madje ka bërë një reagim të jashtëzakonshëm në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shprehur një dëshirë se ka ëndërr që të paktën 1% të bëjë për Britaninë, aq sa ka bërë ish-kryetari i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës  Vadil Vokrri si dhe trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka.

”Ëndrra ime është të bejë për vendin tim 1% ç’ka kanë bëre Fadil Vokrri dhe Driton Toni Kuka për vendin e tyre”, ka shkruar O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër…