O’Connelli: Veprimet e këqija të deputetëve duhet të ndëshkohen me votë

15 shtator 2018 | 09:14

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se qytetarët nuk duhet të pranojnë veprime të këqija të deputetëve, po ata duhet t’i ndëshkojnë me votë.

Ai ka thënë se deri tash është protestuar më tepër për tema kombëtare dhe jo për çështje që i prekin çdo ditë qytetarët, shkruan “Epoka e re”.

“Si duhet qytetarët t’i detyrojnë deputetët të bëjnë atë që qytetarët duan? Qytetarët nuk duhet të pranojnë veprime të këqija të deputetëve. Ata duhet t’i ndëshkojnë me votë. Deputetët reagojnë sipas sjelljeve dhe kërkesave të qytetarëve. Nëse diçka që bëjnë deputetët është e papranueshme, mos e pranoni”, ka thënë O’Connelli të enjten në diskutimin publik me temën “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, të organizuar nga KDI-ja, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Sipas O’Connellit, protesta është demokratike por, sipas tij, deri tash është protestuar më tepër për tema kombëtare dhe jo për çështje që i prekin çdo ditë qytetarët.

“Nëse nuk reagoni për çështje që ju prekin çdo ditë, atëherë politikanët nuk do të merren me këto çështje”, ka thënë ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është…