Odalloviqi: Duket se Hoti është më i gatshëm të bëjë kompromis
03 qershor 2020
| 11:18
Duket se kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdulah Hoti, do të jetë më i gatshëm për një kompromis dhe dialog me Beogradin në raport me paraardhësit e tij, por ai duhet ta konfirmojë këtë.
Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odalloviq.
“Ai duhet ta konfirmojë këtë sot. Ne duhet të dëgjojmë me shumë kujdes ekspozenë e tij, në të cilën supozoj se ai do të japë udhëzime themelore dhe përgjigje për disa pyetje që na shqetësojnë të gjithëve – nëse ai është i gatshëm të shfuqizojë masat që prezantoi pak më shumë se një vit më parë. Haradinaj, si dhe masat e prezantuara nga Kurti”, ka thënë për “RTS”-në.



